Futboll

Godet lojtaret e ekipit të “Flamurtarit”. Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Përmet

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet.Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, ne Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.Shtetasi i arrestuar, babai i njerës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lenduar 2 nga lojtaret e “Flamurtarit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus i ofron 10 milionë euro, ylli kërkon 15 milionë në sezon

Delo.autor

“KEMI VUAJTUR SHUMË PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS DHE COPPA ITALI”/ Lautaro pas fitores ndaj Milanit: Titulli? Është i vetmi objektiv që…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Përballjet me Anderlecht, “yjet” e Laçit në fokusin e menaxherëve

Delo.autor

Leave a Comment