Futboll

Godet lojtaret e ekipit të “Flamurtarit”. Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Përmet

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet.Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, ne Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.Shtetasi i arrestuar, babai i njerës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lenduar 2 nga lojtaret e “Flamurtarit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Related posts

PAS PËRLESHJES ME POLICINË/ Tentativa e radhës, tifozët anglezë mësyjnë në “Wembley” pa bileta (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ REALI mposht Plzen më vështirsi, BENZEMA si Messi dhe Raul

Isa.Autor

Zanetti: Nuk arrita ta nxjerr nga depresioni, kjo është mbase humbja më e madhe në karrierën time

Q.Autor

Leave a Comment