Futboll Sport

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Amir Abrashi është lojtari më i ri i Grasshoper. Ka qenë vetë klubi  zviceran që ka njoftuar firmën me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Abrashi rikthehet kështu te Grasshoper, aty ku shpërtheu para 11 viteve. 31 vjeçari kaloi 5 sezone me zviceranët para se të transferohej në Gjermani tek Frajburgu.

Abrashi kalon te Grasshoperi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Frajburgun dhe ka firmosur për dy vite.

“Gjithmonë kam dashur të rikthehet te Grasshoperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të rikthehem në shtëpi”, tha Abrashi në fjalët e para pas zyrtyarizimit.

Related posts

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Sadik.Autor

SURPRIZË NË TRIBUNA/ Kampioni i saposhpallur në boks prezent në ndeshjen Shaktar-Inter

Delo.autor

U RËNDIT I 6 NË BOTË/ Reagon Calja: Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë flamur

Isa.Autor

Leave a Comment