Sport Të tjera

LAJM I MADH/ Izmir Smajlaj, pjesë e Olimpiadës “Tokio 2020”

Një tjetër sportist elitar i bashkohet skuadrës olimpike të Shqipërisë që do të marrë pjesë këtë verë në Olimpiadën e Tokios. Izmir Smajlaj e dërgon në dy numrin e sportistëve të atletikës kuqezi në Lojërat Olimpike.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me anë të një postimi në faqen zyrtare, bën të ditur se shkodrani ka marrë ftesë për të marrë pjesë në veprimtarinë madhore sportive që do të mbahet më datat 23 korrik – 8 gusht në Tokio. Kështu, Shqipëria i shton një tjetër atlet të nivelit të lartë formacionit. Smajlaj po kalon një formë shumë të mirë sportive. Kujtojmë që rreth një muaj më parë, 28-vjeçari vendosi edhe një rekord të ri kombëtar në garën e kërcimit për së gjati, duke regjistruar rezultatin 8.16 metra, në aktivitetin “Dita e Kërcimeve”, të mbajtur në Tiranë.

Përveçse kampion dhe rekordmen absolut në vend, Smajlaj numëron medalje dhe suksese të shumta edhe në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2017 ai shkroi një nga faqet më të rëndësishme të historisë së atletikës sonë, teksa u shpall kampion Europe në kampionatin e sallave të mbyllura që u zhvillua në Beograd. Përveç Izmir Smjaljat, atletika do të ketë në olimpiadë edhe Luiza Gegën. Kjo e fundit, falë rezultateve të shkëlqyere të dëshmuara garë pas gare, ka arritur ta sigurojë me normë kualifikim për në “Tokio 2020”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City pranë “Neymarit të ri”, ofron 21 milionë euro për talentin brazilian…

Delo.autor

ARSENAL I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Aubameyang ndëshkon Fulham me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

ISH E DASHURA E RONALDINJOS I HEQ TË GJTHA/ FOTOT po bëjnë “NAMIN” në rrjet

Isa.Autor

Leave a Comment