Futboll Sport

35 VITE NGA GOLI I SHEKULLIT/ Fenuik: Maradona më shkatërroi…

Në datën 22 qershor të vitit 1986, ekzaktësisht 35 vite më parë, Diego Armando Maradona luajti ndeshjen më të mirë që kujtohet ndonjëherë për një futbollist në historinë e Botërorit.

Kundër Anglisë ai nxori nga repertori një gol fantastik duke dribluar këdo që i dilte përpara në fushë. Ky gol është quajtur goli i shekullit, por pati edhe një tjetër episod ku legjenda argjentinase arriti të shënonte edhe me dorë: Ishte dora e Zotit. Të gjithë rivalët e vuajtën Maradonën në atë ndeshje dhe njëri prej tyre është Terri Fenuik. Mbrojtësi aktualisht është 60 vjeç dhe ishte i vetmi që mund ta ndalte argjentinasin në atë aksion. 35 vite nga ai episod, Fenuik tregon gjithçka me detaje.

“Maradona e shkatërroi karrierën time për katër sekonda. Në situata të tilla duhet të shkaktosh faull, por nuk mora vendimin e duhur. Ishte fragment sekonde, por unë më vonë e kuptova që bëhej fjalë për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave. Nuk isha vetëm unë që vuajta. Ai lojtar shkatërroi këto që i doli përpara dhe nuk kishte rivalë”, ka thënë Fenuik.

Related posts

FUTBOLLISTË NËN 20 VJEÇ/ Ja cilët janë 10 talentet më të shtrenjtë në 5 Ligat e Europës

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Rashica nis bisedimet dhe mund të përfundojë te skuadra italiane

Delo.autor

Vendos goli i Marash Kumbullës, Shqipëria U-19 i merr fitoren Kazakistanit

Sadik.Autor

Leave a Comment