Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Takim me agjentin në zyrat e klubit, Interi vendos në “shënjestër” sulmuesin e Napolit

Interi ka patur dje një takim në zyrat e klubit me agjentin e Andrea Petanjas, Xhuzepe Rizo. Sulmuesi i Napolit nuk ndihet i lumtur tek skuadra e kaltër dhe nga trajneri Luçiano Spaleti shihet si një alternativë e tretë e sulmit, pas Viktor Ozimhen dhe Dris Mertens.

Ish-lojtari i Milanit, Atalantës dhe SPAL-it, nuk është i pashitshëm dhe skuadra zikaltër do të duhet të mposhtë konkurrencën edhe të Juventusit që e ndjek lojtarin prej kohësh.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb.com”, tratativa mund të marrë jetë gjatë javëve të ardhshme.

Petanja me fanellën e Napolit gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 36 ndeshje nga ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist.

Related posts

Messi bën formacionin e Barca-s për të fituar Champions vitin tjetër

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

VETËM 6 MINUTA LOJË/ Portieri i Liverpoolit pëson gol nga këndorja (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment