Futboll Sport

“GABOI RËNDË ME FJALËT, E SHIKOJ GJITHMONË FOTON E TIJ”/ Spanjollët kundër Van der Vart: Do ta diskretitojmë…

Vazhdojnë deklaratat thumbuese dhe të forta mes dy kombëtareve të Spanjës dhe Holandës. I pari që i hodhi benzinë zjarrit ishte mesfushori Rafael Van der Vart. Ishlojtari i “Tulipanëve” prenotoi Spanjën si rivalin e ardhshëm të Holandës sepse e konsideron një skuadër shumë të dobët. “Spanja është e tmerrshme dhe shpresojmë të luajmë kundër tyre”, tha Van der Vart.

I pari që iu përgjigj ishte Koke, i cili e thumboi ishlojtarin holandez duke i kujtuar finalen e humbur në vitin 2010. “E njoh mirë këtë Van der Vartin. E shoh foton e tij gjithmonë në qendrën stërvitore, ku është bashkë me Andres Iniestën”, tha Koke, duke iu referuar momentit të golit.

REPLIKON BUSKETS

Kapiteni i Spanjës, Serxho Buskets, gjithashtu ka folur kundër Van der Vartit, por thjesht e ka kritikuar për faktin që nuk duhet të shprehet në këtë mënyrë. “Kur një lojtar apo ish-lojtar përdor mbiemra të tillë, do të thotë që nuk ka më argument. Ndoshta ka dashur pak vëmendje apo thjesht audiencë në atë moment, por harron që duhet të ketë ndershmëri. Më duket diçka e rëndë ajo që tha. Unë mund të flas shumë për të në duelet që kemi pasur në fushën e lojës. E gjithë bota i kujton se si kanë përfunduar, por unë nuk do ta bëj. Në të kundërt diskreditohet. Ekipi? Jemi të rinj, por kemi edhe shumë futbollistë me peshë. Kemi pasur lojtarë me karakter si Koke, Alba, David Luiz dhe Azpilikueta”, ka thënë Serxho Buskets.

FUSHA PROBLEM

Ndeshja e sotme mes Sllovakisë dhe Spanjës do të luhet në kushte shumë të vështira. Fusha e stadiumit “La Kartuha” në Sevilje është në gjendje të mjerueshme dhe pavarësisht ndërhyrjeve të shumta që kanë bërë punëtorët, nuk po arrijnë ta rikthejnë dot në kushte optimale. Vetë trajneri Enrike ka reaguar për këtë situatë, ndërsa UEFA ka replikuar duke thënë se gjithçka është në kushte optimale. Edhe në Belgjikë kanë nisur të shqetësohen sepse do ta luajnë ndeshjen e fazës së 1/8-ave në stadiumin e Seviljes.

Related posts

Nga peshkimi te “The Simpson”, ja disa kuriozitete që nuk dini për Gattuso

Sadik.Autor

Ramos merr leksione të personalizuara për “VAR”-in/ Ja nga çfarë duhet të ketë kujdes

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Ish-portieri i Barcelonës dhe Turqisë dërgohet urgjentisht në spital me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment