Futboll Sport

“EURO 2020″/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri fitoresh radhazi në “Euro 2020”. Seria më e gjatë e fitoreve radhazi në kampionatin Europian është 14 dhe mbahet nga Gjermania e Joakim Lëvit, e cila fitoi 10 kualifikueset e Euro 2012, tri ndeshjet e grupit në Europian dhe çerekfinalen në turneun e luajtur në Poloni dhe Ukrainë.

“Pancerat” humbën me Italinë në gjysmëfinale. Belgjika dhe Italia u kualifikuan në “Euro 2020” me rekord fitoresh në grup: 10 nga 10, të cilave u shtohen edhe tri fitoret në ndeshjet e grupit në turne dhe sot janë me 13 fitore. Dhe nëse do të arrijnë që të kualifikohen deri në gjysmëfinale, do të vendosin rekordin e ri. Kevin de Bryjne, njeriu i ndeshjes në fitoren e fundit në grup kundër Finlandës, tha se tani fillon gara e vërtetë për “Djajtë e Kuq”.“Nuk entuziazmohem shumë për fazën e grupeve. Fazat me eliminim direkt do të jenë ndryshe. E dimë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nëse e bën, shkon në shtëpi. Do të përpiqemi që të jemi gati”, tha ylli i Mançester Sitit. “Jam i kënaqur për çmimin individual, por gjëja më e rëndësishme është se si luajmë si skuadër. Unë përpiqem gjithnjë ta përmirësoj ekipin dhe veten”.

Related posts

DUELI I SHUMËPËRFOLUR/ Kush do të mbrojë portën e PSG-së ndaj Manchester City?

F.autor

FUTBOLLISTI DHE GJYQTARJA BUKUROSHE/ Dashuria e pazakontë që lindi pas një kartoni të kuq

Delo.autor

PAMJET/ Revolucion në verë, Messi dhe të tjerë, Barcelona e nis nga e para

F.autor

Leave a Comment