Futboll Sport

SPANJA TRIUMFOI ME “MANITA”/ Ukraina e Shevchenkos shkruan historinë dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ve

Fitorja e thellë e Spanjës ndaj Sllovakisë ka kualifikuar më tej dhe Ukrainën e Andriy Shevchenkos e cila po priste pikërisht këtë ndeshje për të mësuar fatin e saj.

Ukrainasit ndodheshin ne vendin e katërt në renditjen e vendeve të 3-ta më të mira të grupeve, duke grumbulluar vetëm 3 pikë në 3 ndeshje dhe një golavarazh 4:5.

Por fitorja e Spanjës ka ndryshuar gjithçka, me iberikët të cilët kualifikohen si vend i dytë në Grupin E dhe zbritën Sllovakinë në vendin e tretë, por këta të fundit kanë golavarazh më negativ krahasuar me Ukrainën.

Skuadra e Shevçenkos bën kështu një arritje historike duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në raundin e 1/8-ve.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milan

Delo.autor

NIS AVENTURËN E RE/ Mbrojtësi Luiz bëhet shok skuadre me Balotellin dhe portierin e Kosovës

Delo.autor

Formacioni i javës në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment