Futboll Sport

PRITEJ TË ISHTE I PRANISHËM PËR SFIDËN NDAJ GJERMANISË/ Kryeministri hungarez anulon vizitën në momentin e fundit, ja shkaku…

Kryeminstri hungarez Viktor Orban ka anuluar vizitën e tij në Mynih teksa pritet të ishte i pranishëm në stadium në sfidën që Hungaria do të zhvillojë kundër Gjermanisë.

Shkak për këtë mësohet të jetë bërë sjellja e Gjermanisë ndaj kundërshtarëve të tyre, duke i kërkuar UEFA ndriçojë statiumin ‘’Mynih Arena’’ me ylberin e LGBT-së. Kjo kërkesë e autoriteteve gjermane erdhi pas një vendimi që qeveria hungareze mori kundër homoseksualëve në shtetin e saj, por që u refuzua nga UEFA.

Kjo çështje ka sjellë debate të shumta me disa skuadra të mëdha që kanë dalë në mbrojtje të komunitetit si shenjë të përkrahjes të drejtave të njeriut. Ndërkohë Gjermania do të zbresë në fushë përballë Hungarisë në orën 21:00 dhe do të kërkojë kualifikimin në fazën e 1/8-ve.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni çfarë goli ka shënuar Messi ndaj Mallorcas (VIDEO)

Delo.autor

“NUK ËSHTË SFIDË JETË A VDEKJE”/ Duka në prag të duelit Shqipëri-Çeki: Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku

F.autor

S’ben pjesë në planet e trajnerit, Levante nxjerr në shitje Armando Sadikun

Sadik.Autor

Leave a Comment