Futboll Ligue 1 Sport

Tuchel në Paris, merr premtimin se Neymar nuk do të largohet

PSG do të zyrtarizojë trajnerin e ri në orët e ardhshme. Kjo u njoftua të shtunën e kaluar nga Nasser Al-Khelaifi, president i klubit francez: “Ju do ta merrni vesh shumë shpejt emrin e trajnerit të ardhshëm. Ndoshta nesër, ose ditët në vijim…” Pavarësisht nga kjo deklaratë enigmatike, emri i të përzgjedhurit është një sekret i hapur: Thomas Tuchel (44 vjeç).

Ish-trajneri i Borussia Dortmund ka arritur një marrëveshje me PSG disa javë më parë dhe tashmë është duke punuar në hije. Në fakt, këtë të hënë, gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka njoftuar se Tuchel, i cili ka nënshkruar “de facto” për dy sezonet e ardhshme, udhëtoi për në Paris të dielën, ku është takuar me Neymar.

Nuk janë zbuluar detajet e këtij takimi, por kjo media gjermane thotë se Neymar dhe Tuchel u pajtuan pak ditë më parë për të diskutuar mbi të ardhmen e ekipit. Interesimi më i rëndësishëm i Tuchel pa dyshim ishte të dinte se çfarë do të ndodhë me vetë Neymar, por sot nuk dyshon se braziliani do të vazhdojë te PSG.

Ky është së paku angazhimi i tij ndaj Al-Kelaifi, president i PSG, siç shpalos “Süddeutsche Zeitung”. Al-Khelaifi u shfaq me të njëjtin optimizëm të shtunën e kaluar, pas ndeshjes kundër Rennes, në zonën e përzier të stadiumit, kur deklaroi: “Neymar do të qëndrojë me ne 2000%.”

Sheikët nga Katari, që kanë pronësinë e klubit të njohur francez, në asnjë rrethanë nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e yllit të tyre, i cili iu bashkua atyre për 222 milionë euro, por e shohin si flamurin e projektit që aspironte Champions-in këtë vit. Dhe, nën këtë premisë, tashmë po kontraktohet trajneri gjerman, Tuchel, i cili tashmë ka përvojë në planifikimin e sezonit, aq më tepër me një lojtar, që klubi refuzon ta shesë.

Related posts

Ka probleme me pasaportën, kthehet në Shqipëri futbollisti i Kombëtares

Q.Autor

Championsi treguesi ku vendi i parë në grup nuk vlen më

Sadik.Autor

Begeja: Stop paragjykimeve, fituam në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment