Futboll Sport

PËRBALLJA ITALI-AUSTRI PËR “EURO 2020″/ Eriksson: Mancini? E kisha kuptuar 30 vite më parë…

Italia ka entuziazmuar tifozët e sa j  dhe jo vetëm.

Formacioni “Axurr”, fitues në tri ndeshjet e para të Europianit, do të përballet me Austrinë në 1/8-at dhe pritet të ketë një rrugë të gjatë në Europian.

Komplimente të tjerë për skuadrën e Roberto Mancini-t kanë ardhur nga Sven-Goran Eriksson, i cili ka folur pikërisht për trajnerin italian dhe lojën e skuadrës së tij.

“E kam kuptuar pothuajse 30 vite më parë se Mancini do të bëhej një trajner i madh, për mua nuk është një surprizë ajo që po bën me Italinë në këtë Europian”, ka thënë Eriksson për Il Mattino.

“Axurrët luajnë një futboll shumë të bukur, më të mirin në Europian. Italia është skuadra që bashkë me Gjermaninë e ka rritur më shumë nivelin, për këtë arsye e shikoj mes favoriteve për fitoren finale”.

Të shohim nëse  fjalët e ish-trajnerit do të konfirmohen në fushë.

Related posts

NGA NJË PLANET TJETËR/ Ronaldo shkruan historinë e Juves me fitoren ndaj SPAL (VIDEO)

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri mbyll çështjen “Dybala”, “harron” Championsin për…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ekipi spanjoll refuzon 2 milionë euro për Keidi Baren!

Delo.autor

Leave a Comment