Futboll Kategoria Superiore Sport

MERRET VENDIMI/ Ja kur do të nisë Superiorja dhe Kategoria e Parë…

Sezoni i ri futbollistik, 2021-2022, pritet që të nisë më herët se një vit më parë, ku bojkoti i klubeve e çoi startin në fillim të nëntorit.

“Panorama Sport”, nga burime pranë FSHF-së, ka mësuar se kampionati i 83-të i Kategorisë Superiore parashikohet të nisë më 20 gusht. Ndërsa edicioni i ri i Kategorisë së Parë, që vjen me një fytyrë të re në strukturë, pasi luhet vetëm me një grup, pritet që të nisë në fillim të shtatorit (5 ose 12).

Me shumë mundësi skuadrat e Superiores mund të mësojnë kalendarin e sezonit të ri gjatë muajt të ardhshëm, ku struktura mbetet e njëjtë, kampionat me 10 skuadra dhe katër faza. Mbetet për t’u specifikuar se si do të zhvillohet edicioni i 70-të i Kupës së Shqipërisë, pasi për shkak të nisjes me vonesë të sezonit, vjet Kupa u luajt me ndeshje teke deri në fund.

Related posts

VAN DE BEEK DO TË BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Van der Meyde ngacmon: Do ta quash Ole Gunnar?

Delo.autor

Atalanta e Berishës kërkon ta rrëzojë Juventusin për finalen e madhe, formacionet e mundshme

Q.Autor

SKANDALI NË LA LIGA/ Trajneri i Mallorcas bën gjestin racist ndaj talentit të “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment