Futboll Sport

“TËRBOHET” TALENTI HAALAND/ Shpenzon gjysmë milioni për 5 orë dhe lë 30 mijë euro bakshish

Futbollistët po shijojnë këto ditë të nxehta të fund qershorit nëpër destinacione  të ndryshme dhe luksoze. Erlind Haland është lojtari i cili po kalon disa ditë pushimi në Greqi, duke u çlodhur disi nga një sezon i ngarkuar.

Kur është fjala për pushimet, ajo që bie më shumë në sy janë shpenzimet e tij. Teksa ndodhet në Mykonos ai për afro 5 orë ka paguar në një restorant  gjysmë milioni euro, por nuk është mjaftuar me kaq,  ai nuk ka nguruar të lërë bakshish edhe 30.000 euro të tjera.

Shpenzime të kripura në pak orë nga ana e futbollistit i cili është një nga lojtarët më të mirë në Europë, ku aftësitë e tij kanë bërë që ai të arrijë majat dhe të bëjë jetë luksoze sikurse jemi mësuar tashmë me të gjithë sportistët.

Related posts

CR7 bisedon me Allegrin, Mendes sot në Madrid për të mbyllur transferimin

Isa.Autor

Luhet ndeshja për Superligë/ Trajneri i Lushnjes i trembet gjykimit: Ja si fitojmë kundër ballshiotëve

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment