Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Stërvitet prej ditësh me Partizanin, “Demat” ende në dilemë për mbrojtësin italian

Pjesë e Partizanit prej shumë ditësh është edhe mbrojtësi i djathtë, Niko Paterni. Megjithatë, italiani ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga klubi i kuq.

Arsyeja është se drejtuesit dhe stafi teknik ende nuk janë bindur plotësisht për kualitetet e anësorit italian, i cili ka luajtur të dyja sfidat miqësore deri më tani si titullar.

Për sa kohë do të jenë në Ohër, stafi teknik duhet të marrë një vendim për 26-vjeçarin: nëse do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm apo do të mbyllet prova pa një akord. Kujtojmë që Partizani nuk ka asnjë mbrojtës të djathtë në ekip, pasi edhe Mala, që mund të adaptohej aty, është larguar. Po ashtu, janë larguar edhe Idrizaj dhe Osmanllari.

Related posts

DËMTIMI I MBROJTËSIT GJATË NDESHJES SË FA CUP/ West Ham shkruan historinë e futbollit. Një tronditje cerebrale zbaton rregullin e ri

Delo.autor

“RILIND REAL MADRIDI”/ Benzema mposht ekipin e “Fenomenit” me dopietë

Delo.autor

“KOMBËTARJA KA KRIJUAR IDENTITET TË VETIN”/ Kapiteni Berisha: Sot treguam vlera…

Delo.autor

Leave a Comment