Futboll Sport

“DO TA KAPIM ME PINCA AUSTRINË”/ Verratti: E patë Gjermani-Hungari? Duhej të ishte një ndeshje…

Marco Verratti e tregoi kundër Uellsit se tashmë e ka lënë pas dëmtimin dhe sot ndaj Austrisë është gati që të marrë në dorë mesfushën, ku së bashku me Zhorzhinjon do të jenë fari i lojës “axurre”, me Barelën gati që të shërbejë si mburojë e tyre.

Por kush mendon se rivali i 1/8-ave është shumë i vogël për Italinë, fantazisti nuk pranon që të bjerë në këtë kurth:

“Nuk ka ndeshje të lehta në një Europian dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për një duel 1/8-ash ku luhet me eliminim direkt. Italia duhet të vazhdojë rrugën e nisur në grup, të mendojë dhe të ëndërrojë për gjëra të mëdha, por në të njëjtën kohë, duke qëndruar fort me këmbë në tokë.

E dimë që kemi entuziazëm, por këtë do ta shërbejmë për ta kapur me pinca Austrinë. E pamë të gjithë se çfarë ndodhi në Gjermani-Hungari. Edhe ajo duhej të ishte një ndeshje e fituar pa zbritur në fushë”, tha Verrati.

Related posts

MOMENT I VËSHTIRË TEK BARCELONA/ Motra e Griezmann takim urgjent me klubin “katalanas”

Delo.autor

TË TËRHEQUR, TËHUMBUR OSE… FITUES/ ja ku kanë përfunduar fantazmat e merkatos së Juventus-it

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Patrick, Fernando ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment