Futboll Sport

PAS ITALISË/ Gjermania merr lajmin e keq, skuadra e Low nuk lejohet të stërvitet në Wembley. Ja shkaku…

Faza e 1/8-ve të Europianit prodhoi një super përballje ndërmjet dy skuadrave klasike të futbollit europian si Gjermania dhe Anglia.

Kombëtaret po bëjnë përgatitjet e fundit në prag të sfidës së tyre dhe një lajm jo i mirë vjen nga kampi gjerman. UEFA i ka ndaluar skuadrës së Lëv stërvitjen në stadiumin Uembli, pikërisht aty ku do të zhvillohet ndeshja.

Fusha e stadiumit mitik nuk është në gjendje të mirë, pasi do të presë dhe sfidën e mbrëmjes, Itali-Austri. E njëjta gjë ndodhi dhe me “axurrët” të cilët nuk u lejuan nga UEFA të stërviten në Uembli për të njëjtën arsye.

Vetëm tri ditë do të ndajnë sfidën e Italisë dhe atë të Anglisë, të parashikuar për datën 29 qershor: në datat 6, 7 dhe 11 korrik janë të parashikuara gjysmëfinalet dhe finalja në stadiumin që ka hijeshinë më të madhe të Europës dhe me numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij kampionati.

Related posts

Chelsea ofron 4 milionë euro për Sarri-n

Sadik.Autor

Kritikat ndaj Sterling, ky është qëndrimi i David Beckham

Isa.Autor

IVAN RAKITIC PLUS 23 MILIONË EURO/ Barcelona dhe “Zonja e Vjetër” negociojnë për yllin italian…

Delo.autor

Leave a Comment