Futboll

Një e ardhme larg Bayern-it? Ja ç’thotë Alaba

David Alaba ka një kontratë deri në 2021 me Bayern Munich. Në një apo dy vitet e fundit pritet që gjermanët të mundohen të bindin austriakun të rinovojë me çdo kusht kontratën.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin rekordmen gjerman.

Por 25-vjeçari nuk e sheh të pamundur një largim nga Bavaria.

“Mund të zgjedh një rrugë tjetër për të provuar një sfidë të re, nuk do të ishte jashtë imagjinatës,” është shprehur kapiteni i Austrisë për gazetën Kurier.

Mbrojtësi i majtë gjithashtu shprehet se ndihet shumë mirë në Munich. “Është një vendim që ka kohë për t’u marrë.”

 

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona nuk duron më, ja kush është objektivi kryesor i merkatos së verës!

Delo.autor

SHKUND JUVENTUS-IN/ Allegri: Duhet të hidheni mbi kundërshtarin, s’duhet të kalojnë

Delo.autor

Mahrez tek Manchester City? Guardiola merr këtë veprim të papritur

Q.Autor

Leave a Comment