Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU MENDON PËR SEZONIN E RI/ Klubi nuk ka kompesuar ende largimet. Ja situata me merkaton…

Skënderbeu është ende në fazën që po ndërton ekipin për të përballuar sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Një sezon, i cili sipas pritshmërive do të jetë ndryshe nga ai i fundit, ku korçarët nuk do të pretendojnë të jenë ekipi i problemeve të mbijetesës, por që do të konkurrojnë për katër vendet e para në renditje.

Gjithsesi, Skënderbeu mbetet me një listë të gjatë largimesh dhe dilemash. Nga ana tjetër, deri më tani klubi ka zyrtarizuar tri afrime nga merkatoja.

SITUATA

Nëse mund të flasim për largime, padyshim që ai më kryesori mbetet emri i Shqiprim Taipit. Mesfushori nga Tërnovci ka qenë një pikë e fortë e Skënderbeut në dy sezonet e fundit, duke mbajtur një peshë jo të vogël në mesin e fushës. Para pak ditësh ai zyrtarizoi largimin, duke lënë një gropë të madhe për Memellin. Së bashku me Taipin, të njëjtin fat ka pasur edhe Ditmar Bicaj.

Lojtari më me eksperiencë që kishin korçarët ka vuajtur një dëmtim të gjatë që e la jashtë fushave më shumë se gjashtë muaj. Me përfundimin e kontratës në Korçë, mësohet se lezhjani ka më shumë shanse të luajë në Kosovë. Ndërsa portieri Mario Dajsinani dhe mesfushori Arinaldo Rrapaj janë larguar dhe menjëherë kanë gjetur ekip, pikërisht te Laçi dhe Partizani.

Pjesë e largimeve janë edhe dy futbollistë të huaj që nuk u ndjenë kurrë në Korçë, si mbrojtësi Nxhie dhe mesfushori Rahim. Ndërkohë, presidenti Takaj dukshëm është treguar i kujdesshëm për të plotësuar ekipin në ato pjesë ku janë larguar më shumë lojtarë.

Mesfushori brazilian Murilo Rosa, portieri Shkëlzen Ruçi dhe lojtari polivalent që vjen nga Tirana, Jurgen Vrapi, janë tri afrimet e konfirmuara të klubit. Dilema e madhe është nëse do të rinovojnë titullarë si Zguro dhe Mara.

Related posts

Formula1/ I parakaloi McLaren, ka kritika te Renault

Sadik.Autor

PILOTI I “RED BULL”/ Ricciardo në “ajër”: Nuk kam ende një kontratë për 2019-ën

Isa.Autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Nuk kanë fund TELASHET për RONALDON, CR7 mund të përfundoi në…

Isa.Autor

Leave a Comment