Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Xhaka shumë pranë kalimit tek Roma, Arsenal “hedh” sytë nga kampioni i Europës…

Granit Xhaka duket edhe më afër transferimit tek skuadra e Romës, aq sa Arsenali ka filluar të kërkojë zëvendësuesin.

Sipas mediave angleze, ‘’topçinjtë’’ janë vënë pas ish-mesfushorit të Bajernit, Renato Sançes i cili aktualisht luan për kampionen e Francës, Lilën.  Por, londinezët më para duhet të mposhtin konkurrencën e Liverpulit e cila gjithashtu është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për mesfushorin holandez, Vajnaldum i cili u transferua tek PSG-ja.

Shqetësim mbetet forma jo e mirë fizike e portugezit, i cili në dy vite ka luajtur vetëm 42 ndeshje. Arsenali mund ta bindë Lilën pasi marrëdhëniet e dy skuadrave janë mjaft të mira ku më parë Nikolas Pepe dhe Gabriel janë transferuar drejt Londrës nga skuadra franceze.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida Francë-Kazakistan, Benzema realizon 2 gola për 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Montella: Nuk do të bëhem trajneri i Italisë, sepse nuk jam i thinjur…

Sadik.Autor

IDEJA PËR RINOVIMIN E “SAN SIRO”/ Milan dhe Inter dorëzojnë projektin për stadiumin e ri

Delo.autor

Leave a Comment