Futboll Seria A Sport

CR7 MUNGOI NË NDESHJEN NDAJ MILANIT/ Pavel Nedved zbulon: Donte të zbriste në fushë, por nuk…

“Cristiano Ronaldo po bën gjithçka që të jetë në fushë ndaj Ajax, në ndeshjen që do të luajmë në Champions League. Ky është kompeticioni i tij. Ne nuk e kemi vënë nën presion, por jemi pozitiv se do të rikuperojë”, u shpreh Pavel Nedved, zv.presidenti i Juventusit. Ai ka folur në pushimin e ndeshjes mes Juventusit dhe Milanit.

Madje Nedved tregon se CR7 ka dashur të ishte edhe sot në fushë, por nuk është lejuar. “Ai dëshiron të luajë gjithnjë. Madje donte të zbriste edhe sot në fushë, por nuk e lejuam ne. Mezi e ndaluam dhe e bindëm që të vazhdojë rikuperimin, për të qenë gati për Champions”, u shpreh më tej Pavel Nedved për “Sky Calcio”.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Allegri: Menduam se ishim më të mirë se ata, aktualisht nuk jemi

Delo.autor

PRITEN LARGIME NË JANAR/ Ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Delo.autor

TOPI I ARTË/ BOTËRORI prish festën e MESSIT dhe RONALDOS, futbolli do të këtë LIDER të ri

Isa.Autor

Leave a Comment