Bundesliga Futboll Sport

ZBULON SEKRETIN NGA JETA E TIJ/ Tekniku gjerman tregon: Frikësoj gruan në mesnatë, pasi filloj…

Julian Nagelsman në tetor të vitit 2015, u emërua si trajneri i Hofeneimit, në Bundesligë në moshën 28-vjeçare. Në këtë mënyrë ai u bë trajneri më i ri në histori, që drejton një skuadër të këtij kampionati.

Në atë sezon Nagelsman arriti një sukses shumë të madh, teksa kur të gjithë ishin në dilemë nëse ai do ta shpëtonte këtë skuadër nga rënia në një kategori më poshtë, gjermani ia doli të dërgojë Hofeneimin në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon tekniku gjerman ka marrë drejtimin e Lajpcigut, me të cilët gjithashtu po bën shumë mirë.

32-vjeçari ka treguar një sekret në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë në Ligën e Kampionëve me Lionin mbrëmjen e sotme: “Ndodh shpesh që ta frikësoj gruan time në mes të natës. I jap udhëzime ndonjë lojtari gjatë kohës kur jam në gjumë. Unë nuk e kuptoj këtë, por bashkëshortja ime, e cila mërzitet dhe frikësohet nga këto, më tregon gjithçka në mëngjes kur zgjohemi. Diçka e tillë ndodh shpesh herë dhe na është kthyer në një problem.”, theksoi tekniku gjerman.

Related posts

Wenger rrezikon stolin e Arsenalit, kualifikimi në Champions është i domosdoshëm

Q.Autor

“ÇMENDURI” BRENDA ZONE/ Shikoni çfarë bëjnë mbrojtësit dhe portieri i Cityt (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ CLUB BRUGGE/ Plasin polemikat për treshen Messi-Neymar-Mbappe, Donnarumma bëhet çështje

Delo.autor

Leave a Comment