Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Dy mbrojtës në skenë, Partizani “peshkon” te Bylisi dhe Korabi

Te Partizani vazhdon puna për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit përveç titullarëve, po mendojnë edhe për alternativat që do ketë në dispozicion trajneri Daja për të pasur një grup të plotë.

Në këtë situatë, sipas asaj që mësohet pranë klubit të kuq, kryeqytetasit janë në bisedime për afrimin e dy mbrojtësve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, Andi Hadroj të Bylisit dhe qendërmbrojtësin e Korabit Bekim Dida. Të dy këta lojtarë janë shumë afër Partizanit dhe në vazhdim pritet të mbyllet gjithçka.

Kujtojmë se deri tani Partizani ka zyrtarizuar 4 afrime, Dajan Shehi dhe Emiljano Musta për mbrojtjes dhe Herald Marku me Arinaldo Rrapajn për mesfushën.

Related posts

“Ylli” i Botërorit/ Trajneri i Realit ” i pret rrugën” Interit: “Është lojtari ynë!”

Isa.Autor

 Moviola, penallti e padhënë Lushnjës, një e paqenë kundër Flamurtarit

Sadik.Autor

AKUZAT/ Alexis Sanchez pranon dënimin me 16 muaj burg

Q.Autor

Leave a Comment