Futboll Sport

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE/ Tifozët holandezë “ndezin” sfidën, ngjyrosin portokalli Budapestin (VIDEO)

Ndeshja mes Holandës dhe Republikës Çeke do të luhet në orën 18:00 në fazën e 1/8-ve të “Euro 2020”. Një sfidë që duket se ka filluar përpara se arbitri t’i fryjë bilbilit. Tifozët kanë filluar spektaklin e tyre.

Janë holandezët ata që kanë vërshuar rrugëve të Budapestit për të mbështetur kombëtaren e tyre në një takim tepër delikat dhe të luftuar.

Të veshur të gjithë me ngjyrën karakteristike të Holandës atë portokalli, tifozët kanë “ngjyrosur” k gjithë Budapestin duke mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Mbi 60 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiumin “Pushkash Arena”, duke i dhënë një tjetër adrenalinë speciale kësaj ndeshjeje.

Related posts

Kroacia fiton lotarinë e penalltive dhe shuan ëndrrën e Rusisë (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Thiago Silva drejt Londrës? Chelsea pa frena!

Delo.autor

Muhamed Salah bëhet “qytetar nderi” në vendin aziatik

Isa.Autor

Leave a Comment