Futboll Sport

“EURO 2020″/ Dilemat e tifozëve transalpinë, mjeshtri Wenger i sqaron të gjithë

Përfundimi në krye të “grupit të vdekjes” i cili përfshinte dy kampionët e fundit të botës dhe kampionin në fuqi të Europës, duhet të kishte mjaftuar për ta bërë të lumtur Francën.

Faktet janë konkrete, por futbolli është më kompleks se kaq. Para se të nisen për të sfiduar zviceranët në Bukuresht për 1/8-at, barazimi kundër Portugalisë (2-2), emocionues nga skenari i saj, i ka bërë disi konfuzë francezët të cilët me anë të “L’Equipe” mund të marrin përgjigjet e pyetjeve të tyre nga një ikonë si Arsen Venger.

Çfarë dha e djathta e paparë kundër Portugalisë?

Duke ringjallur 4-2-3-1 me të cilin blutë u bënë kampionë të botës në Rusi, Didie Deshamp vendosi të përdorte një krah të djathtë të përbërë nga dy fillestarë si Zhyl Kunde dhe Korentë Toliso. Më tepër i detyruar sesa i etur për të injektuar gjak të ri, në një korsi e cila kishte hasur vështirësi të mëdha ndaj Hungarisë. Nuk mund të pritej më tepër nga Kunde që përveç emocioneve, ishte edhe i pafat.

Të mos gënjehemi nga një “shfaqje” sepse mbrojtësi i Sevijes është shumë më i mirë se aq, por tani duket qartë se e ardhmja e tij nuk do të shkruhet si një mbrojtës i djathtë. Sa i përket Tolisos, i pozicionuar një pikë më të avancuar, ai kishte prirje për të rifituar pozicionin e tij preferencial si një mesfushor i mirëfilltë, pa sjellë aktivitetin e pritur nga një anësor i çuditshëm çka ai nuk është. Të dy këta lojtarë, për më tepër, nuk kishin luajtur kurrë së bashku, çka më shtyn të jem edhe më i butë ndaj tyre.

A mund të bëjë më mirë kapiteni Loris?

Pa dyshim, po. Kapiteni i bluve rrallë gaboi në zgjedhje kundër Portugalisë. Ndoshta ne, por edhe ai vetë, nuk e ka harruar goditjen e Ederit që na kushtoi Europianin e vitit 2016. Mund të kishte bërë diçka më shumë, siç e dëshmoi se është në gjendje të bëj në goditjen e dënimit të Ronaldos të mërkurën. Momentet e hezitimit si në grushtimin e keqllogaritur ndaj Danilos mund ta penalizojnë gjithashtu, por në thelb Loris është një portier më shumë se i besueshëm.

A duhet të frikësohet Franca nga Zvicra?

Didie Deshamp nuk do të thotë kurrë të kundërtën, por përtej një fjalimi ballor, ai është i dënuar të mos nënvlerësojë askënd. Zvicra nuk është nga ato kombëtare që duhet të merret lehtë. Ajo u shkatërrua pa dyshim nga Italia (3-0), duke ndarë pikë me Uellsin (1-1) dhe duke dominuar një Turqi (3-1) jo në nivelin e parë të kësaj “Euro”.

Leximi i rezultateve është një gjë, ndërgjegjësimi për talentet që përbëjnë ekipin është tjetër. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Brel Embolo nuk janë lojtarët kryesorë, por janë akoma të aftë për goditje vendimtare. Kujtojmë që Franca nuk arriti të mbizotëronte Zvicrën në fazën e grupeve në “Euro 2016” (0-0). Kjo është arsyeja pse mosbesimi do të duhet të rregullohet përpara këtij raundi të 1/8-ave ku blutë do të jenë kryesisht favoritët në Bukuresht.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan nuk heq dorë, gati 15 milionë euro për yllin francez…

Delo.autor

“BARDH’ E BLU”/ Tirana nxjerr klipin special për 100-vjetorin me Ronela Hajatin dhe Dj Sardin (VIDEO)

Delo.autor

“ME FLICK FITUAM GJITHÇKA, SHKRUAM HISTORINË”/ Lewandowski “bekon” Nagelsmann: I duhuri për Bayern

Delo.autor

Leave a Comment