Futboll Sport

FËMIJËT VESHIN FANELLËN E MILAN-IT/ Mbrojtësi Bonucci nuk i “harron” kuqezinjtë: Të lirë për… (FOTO)

Leonardo Bonuçi nuk e harron Milanin teksa me anë të një foto të postuar në Story-n e tij të rrjetit social në “Instagram” shihen fëmijët e tij të veshur me fanellën e Milanit.

Mbrojtësi i Juventusit në foton e postuar me mbishkrimin “Të lirë për”, duke e lënë të nënkuptohet se fëmijët janë të lirë për të zgjedhur.

Bonuçi kaloi nga Juventusi tek Milani në verën e vitit 2018 për të luajtur një sezon me kuqezinjtë dhe më pas për tu rikthyer përsëri në Torino me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Me Milanin në sezonin 2017/2018, mbrojtësi 34-vjeçar u aktivizua në 35 ndeshje nga ku realizoi dhe dy gola.

Related posts

Festa e ÇUDITSHME e KLOPP kur MANE shënoi golin e dytë të Liverpoolit (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ CROTONES/ Përfundon vizita e Zhang te Interi, presidenti takon ekipin dhe mban fjalim shkurt

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda Juventusit, Alessandro Del Piero publikon FOTON solidarizuese nga Tirana

Delo.autor

Leave a Comment