Futboll Sport

MIQËSORE/ Vijojnë rezultatet pozitive për Partizanin, “Demat” mposhtin Dritën

Partizani ka arritur të mposhtë me rezultatin 0-2 skuadrën e Dritës në një test miqësor. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Ohrit, ishte një test miqësor për të dyja skuadrat për të parë se çfarë mungon në kontingjentin e tyre, por gjithashtu për Partizanin e cila kjo vjen përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës ku të kuqtë do të kenë përballë skuadrën Stiful George.

Ndeshjen e hapi, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Dajan Shehi duke realizuar golin e parë me “demat” në minutën e 20.

Më pas në minutën e 54 erdhi dhe dyfishimi i rezultatit me Stenio Zhunior.

Kjo ishte miqësorja e tretë e Partizanit në qytetin e Ohrit pas fitores minimale 0-1 ndaj Shkupit, barazimit 1-1 ndaj Strugës dhe fitores ndaj Dritës.

Pas kësaj sfide skuadra do të drejtohet drejt kryeqytetit për tu përgatitur maksimalisht për sfidën e Ligës së Konferencës.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Salah zbulon se çfarë i tha Mourinho gjatë takimit në prag United – Liverpool

Sadik.Autor

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Isa.Autor

PAS 14 MINUTASH LOJË/ Asist nga 30 metra, Bayer Leverkusen gjen golin ndaj Dortmund falë Diaby (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment