Futboll Sport

“EURO 2020″/ Cilësi teknike dhe shumë alternativa, Belgjika gati të “djegë” edhe Italinë

Italia tashmë bëhet gati për të përballuar një tjetër pengesë, siç është Belgjika, teksa me kalimin e raundeve, tashmë shkalla e vështirësisë sa vjen e shtohet.

“Djajtë e Kuq” të Europës, ia dolën të eliminonin kampionët në fuqi të turneut, teksa tashmë të gjithë janë në pritje për të mësuar se kush do të jetë sundimtari i ri i futbollit në kontinentin e vjetër. Ndeshjet e mëparshme mes Italisë dhe Belgjikës flasin në favor të “të kaltërve”, me plot 14 suksese për italianët dhe vetëm 4 për belget.

Pika e fortë e kësaj Belgjike pa diskutim që është kualiteti teknik që kanë në radhët e ekipit, teksa pika e referimit për “Djajtë e Kuq” të Europës është Romelu Lukaku, i cili po përjeton njësoj si me Interin, ashtu dhe me kombëtaren, një moment fantastik.

Kundërsulmet janë një tjetër pikë e fortë e kësaj skuadre. Luan ose jo Eden Hazard dhe Kevin De Bryne, alternativat janë Mertens dhe Carrasco, ndoshta me më pak kualitet ne fushë, por serish efikasiteti dhe rrezikshmëria janë në përqindje të konsiderueshme.

Midis kualifikuesve dhe Kampionatit Evropian, Belgjika regjistron rekordin 14 fitoreve radhazi, me ose pa yjet e tyre, si në ndeshjen debutuese në këtë turne kundër Rusisë, në të cilën De Bruyne dhe Hazard munguan.

Thorgan Hazard mori vëmendjen e vëllait të tij, një armë që Mancini do të duhet të studiojë dhe të kufizojë, mbase duke përfituar nga agresiviteti dhe ritmi i lartë që Italia ka shfaqur në këtë Europian. Nuk do të jetë e lehtë, por finalja po afron dhe tashmë edhe gabimi me i vogël mund të rezultojë fatal.

Related posts

“KËRCËNON” TALENTIN E KLUBIT/ Barcelona: Rinovo ose të pret stoli 1 vit

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Suedi-Portugali, rezultati 0-2

Delo.autor

KA NJË KËSHILLË PËR RIVALËT NË “COPA AMERICA”/ Sulmuesi i Brazilit: Për të na mposhtur “Pleshti” dhe Aguero duhet…

Delo.autor

Leave a Comment