Futboll La Liga Sport

NISIN LARGIMET NGA “CAMP NOU”/ Barcelona mbush arkat me 20 milionë euro për dy shitje, ja emrat…

Barcelona nis me shitjet dhe largimet e atyre që nuk janë pjesë e projektit dhe që mund të sjellin para në arkat blaugrana.

Junior Firpo, mbrojtësi i majtë do të largohet nga Camp Nou po me destinacion jo në Serie A dhe te kuqezinjtë por në Angli te Leeds United.

Tashmë në mëngjes flitej për një kalim të mundshëm në Angli; më pas, në minutat e fundit, konfirmimi mbërriti gjithashtu nga gianlucadimarzio.com: Junior Firpo do të transferohet te Leeds për 15 milion euro plus bonuse.

Formula ishte vendimtare për suksesin e negociatave në favor të klubit anglez: skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa do ta blejë atë plotësisht, ndërsa Milani bëri presion për formulën e huazimit me të drejtën e mundshme të blerjes.

Por, katalanasit nuk ndalen me këtë shitje. Anësori amerikan 19-vjeçar Konrad de la Fuente, këtë mëngjes iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me klubin e Marseille dhe nga ky transferim, Barcelona do të fitojë 3.5 mln euro të tjera duke arkëtuar kështu në total nga dy dalje rreth 20 mln euro.

Related posts

ZYRTARE/ Skuadra holandeze “fiksohet” pas shqiptarëve, mesfushori 22-vjeçar firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Ronaldo më i paguari në botë? Deklarata e Valverdes është epike

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Federata Spanjolle merr vendimin përfundimtar për “heroin” Valverde

Delo.autor

Leave a Comment