Futboll Sport

LAJMI FANTASTIK/ Granit Xhaka shpallet më i miri kundër Francës, për mediat helvete kthehet si “zvicerani”

E kush do ta mendonte që në përballjen kundër Francës dhe Zvicrës do të shpallej Granit Xhaka si lojtari i ndeshjes? Mes shumë yjeve francez që kërkojnë dy lista për t’u përmendur e shkruar të plotë, mesfushori shqiptar është ngritur mbi të tjerët me vlerësimin e UEFA-s. Xhaka ka shpërthyer në ulërima duke festuar së bashku me trajnerin Petkovic këtë arritje historike të Zvicrës.

Gjithashtu mesfushori që dhuroi asist në golin e barazimit kundër Francës për ta dërguar takimin në shtesë ka grumbulluar të gjithë lojtarët e helvetëve, për të mbajtur fjalimin e triumfit.

Disa ditë më parë në mediat e Zvicrës kritikohej si “shqiptari” që e ka mendjen për të lyrë flokët dhe është larguar nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa prej disa minutash është kthyer në “zviceranin” që lavdërohet nga të gjithë.

Related posts

LIVERPOOL “TËRHIQET”/ Atletico kalon në avantazh që në minutën e ‘4 (VIDEO)

F.autor

CONTE DËSHIRON PËRFORCIME NË MERAKTO/ Ja dy lojtarët që ka zgjedhur të sakrifikojë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Gjasula: Ishte fitore e merituar, është një mundësi e mirë për…

Delo.autor

Leave a Comment