Futboll

Gjyqtari lëndohet para ndeshjes Tottenham-Huddersfield, vendasit kërkojnë te tifozët zëvendësin

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Ligën Premier, ku një gjyqtar është lënduar para fillimit të ndeshjes dhe skuadra vendase ka kërkuar nga ndonjë tifoz i kualifikuar ta kryej detyrën e tij.

Gjyqtari Mike Jones u lëndua rëndë para ndeshjes mes Tottenhamit dhe Huddersfieldit e vlefshme për javën e 29-të të Ligës Premier. Tottenham u detyrua të kërkonte te tifozët në Wembley nëse do të kishte ndonjë gjyqtar të kualifikuar për ta zëvendësuar atë.

Njoftimi i Tottenhamit erdhi me anë të televizionit ku kërkuan gjyqtar të kualifikuar dhe e gjetën atë.
Megjithatë, edhe pse një tifoz kishte ardhur për të ndihmuar, ai humbi rastin jetësor, pasi Jones deklaroi veten të aftë të merrte rolin e tij si gjyqtar i katërt, edhe pse e kreu nga ulësja, shkruan tg.

Jones mori rolin e gjyqtarit të katërt zyrtar, ndërsa në vend të tij shkoi gjyqtari Kevin Friend.
Pas kësaj klubi i Tottenhamit njoftoi se gjithçka ishte në rregull: “Faleminderit për ndihmën tuaj, Situatën e kemi në dorë”

Kjo ngjarje e pazakontë në Wembley çoi në një sërë postimesh në Twitter nga shikuesit hutuar.

Related posts

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME ISLANDËN/ Valdet Rama kujton: Ne shënuam të parët, por nuk arritëm…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ MILAN-IT/ Simeone beson përsëri te kualifikimi: Jam më optimist se kurrë

Delo.autor

PSG interesohet për portierin e Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment