Futboll

Përmbysjet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e parë nuk ka shkuar mirë për shumë ekipe? Nuk duhet të zhgënjehen, shumë skuadra të tjera e kanë ndjerë të njëjtën dhimbje, por ia kanë dalë që të luftojnë dhe të rikthehen.

Nuk regjistruan rezultat aspak të mira në ndeshjet e para skuadra si; PSG-ja, Baseli, Besiktasi dhe Porto, por historia ka treguar se në këtë garë, në Ligën e Kampionëve, mrekullitë mund të ndodhin, raporton “UEFA.com”, transmeton Gazeta Express.

“Ndeshja e parë nuk shkoi mirë? Mos u zhgënjeni. Të tjerë kanë ndier dhimbjen tuaj dhe ia kanë dalë të luftojnë sërish”, kështu shkruan UEFA në faqen zyrtare para ndeshjeve të kthimit në Champions League, duke motivuar ato që kanë pësuar humbje në sfidat e para dhe duke iu treguar se në këtë garë, mrekullitë mund të ndodhin, vetëm duhet ta djersitin shumë fanellën.

Rasti më i freskët është përmbysja historike e Barcelonës kundër PSG-së edicionin e kaluar, kjo e fundit tani do të tentojë ta bëjë kundër Realit, pas humbjes 3-1 në sfidën e parë në ‘Santiago Bernabeu’.

Barcelona kishte humbur 4-0 në ndeshjen e parë në sezonin 2016/17, por në një natë magjike në “Camp Nou” dhe në skuadër me lojtarë si; Messi, Neymar dhe Suarez – Barcelona përmbysi gjithçka, duke shkruar histori.

Barcelona u bë skuadra e parë që përmbys disavatashin e katër golave dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve – vetëm hera e katërt që është arritur kjo në garat e UEFA-s, përcjell Gazeta Express.

Sergi Roberto shënoi golin historik për Barcelonën e Luis Enriques.

“I thash futu në zonë, do të shënojmë”, Neymar kishte thënë pas ndeshjes për fjalët drejtuar heroit të katalunasve. Kurse Sergi Roberto kishte shtuar: “Nuk e dija nëse isha duke ëndërruar… Nuk kam përjetuar kurrë aso brohoritje”.

Përmbysjet me 4 gola

Paris 4-0 Barcelona
Barcelona 6-1 Paris
UEFA Champions League 2016/17 raund 1/16

Borussia Mönchengladbach 5-1 Real Madrid
Real Madrid 4-0 Borussia Mönchengladbach
1985/86 UEFA Cup raundi i tretë

Queens Park Rangers 6-2 Partizan
Partizan 4-0 Queens Park Rangers
1984/85 UEFA Cup raundi i dytë

La Chaux-de-Fonds 6-2 Leixões SC
Leixões SC 5-0 La Chaux-de-Fonds
1961/62 UEFA Cup Winners’ Cup raundi parë

Përmbysja me tre gola

AC Milan 4-1 Deportivo La Coruña
Deportivo La Coruña 4-0 AC Milan
2003/04 çerekfinale

Përmbysjet me dy gola

Chelsea 3-1 Barcelona
Barcelona 5-1 Chelsea
1999/2000 çerekfinale

Real Madrid 4-2 Monaco
Monaco 3-1 Real Madrid
2003/04 çerekfinale

Napoli 3-1 Chelsea
Chelsea 4-1 Napoli
2011/12 raundi 1/16

AC Milan 2-0 Barcelona
Barcelona 4-0 AC Milan
2012/13 raundi 1/16

Olympiacos 2-0 Manchester United
Manchester United 3-0 Olympiacos
2013/14 raundi 1/16

Paris Saint-Germain 3-1 Chelsea
Chelsea 2-0 Paris Saint-Germain
2013/14 çerekfinale

Porto 3-1 Bayern München
Bayern München 6-1 Porto
2014/15 çerekfinale

Wolfsburg 2-0 Real Madrid
Real Madrid 3-0 Wolfsburg
2015/16 çerekfinale

Related posts

ROMA-MILAN/ Super ndeshja e sotme: Test serioz për të dy ekipet në kampionat

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Largime, shitje dhe dyshime, Apolonia ka dilema për titullarët

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Aksidenti tragjik në Leister, ZBULOHET SHKAKU i rrëzimit të helikopterit (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment