Futboll Sport

BASTET/ Anglia favorite, ja si kuotohen kombëtaret për fitimin e EURO 2020

Pas eliminimit të Gjermanisë e Francës, Italia dhe Spanja bëhen favorite për të triumfuar në Kampionatin Europian.

Me fitoren e djeshme në “Wembely”, anglezët janë kandidatët më të fortë për trofeun teksa suksesi i tyre kuotohet me koeficientin 3.

Pas tyre Spanja, që kaloi me vështirësi Kroacinë vlerësohet me koeficient 4.

Podiumin e basteve e mbyll Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, teksa menjëherë më pas vjen Lukaku me shokë.

Një fitore e Belgjikës kuotohet me koeficientin 8. Pas suksesit ndaj Francës, Zvicra vlerësohet me 23, teksa 26 e ka koeficientin Republika Çeke e bomberit të turneut ende në garë, Patrik Shik.

Related posts

100 VJET HISTORI “BARDHEBLU”/ Arben Minga zgjidhet “Lojtari i shekullit” te Tirana

Delo.autor

Zyrtare/ Arda Turan ndërron ekip

Alm.autor

LUAJTI ME TIRANËN SEZONIN E KALUAR/ Futbollisti i Bylisit provokon “Demat e Kuq” pas ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment