Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND POLEMIKAT PAS GAFËS SË GJYQTARIT/ Milani takon drejtuesit e arbitrave, ja vendimet që marrin

Nuk kanë fund polemikat në lidhje me arbitrimin e Michael Fabbri në ndeshjen Juventus-Milan, me drejtuesit e Milanit që janë ende të nervozuar për dy penallti të padhëna në atë takim.

Këtë sezon “Djalli” ka marrë vetëm 2 penallti në favor dhe ka pasur edhe raste të tjeraku ka protestuar ashpër, si në rastin e një penalltie të mohuar ndaj Piatek në Genova, apo Suso në Olimpico ndaj Romës.

Te Milani ndihen të nënvlerësuar dhe të trajtuar si një klub i parëndësishëm i fundrenditjes, por edhe kreu i shoqatës së arbitrave, Nicola Rizzoli, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ajo që ndodhi në Torino, duke e konsideruar një gafë vendimin e Fabbri-t për të mos akorduar 11-metërsh për prekjen me dorë të Alex Sandros, edhe pas konsultimit me VAR.

Pas gabimeve në Torino, Fabbri do të pezullohet për disa ndeshje dhe nuk do ta gjykojë më Milanin këtë sezon. Paraditen e së hënës në Milano do të zhvillohet një takim mes arbitrave dhe klubeve dhe kuqezinjtë do të përfaqësohen nga Gattuso e Romagnoli. Natyrisht, do të ketë edhe një ballafaqim mes palëve, me përzgjedhësin Rizzoli që do të pranojë gabimin dhe do të mundohet të shpjegohet me dy kuqezinjtë.

Related posts

SHMANG POLEMIKAT MES ICARDI-INTER/ Wanda Nara: Bota e futbollit është e vështirë, por unë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin, kërkon ulje çmimi nga klubi…

Delo.autor

NGA LOJTAR NË TRAJNER/ Gian Piero Gasperini, juventini i lindur që do të mundë… “Bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment