Futboll Sport

ËSHTË E PABESUESHME”/ Mesfushori Rice: Eliminuam Gjermaninë dhe jemi në çerekfinale, historike

Declan Rice nuk do ta harrojë kurrë eliminimin e Gjermanisë, rivalit që Anglia vuan kaq shumë në histori.

“Është e pabesueshme. Shumë njerëz na e kishin fshirë emrin në fazën e grupeve, duke u ankuar për lojën tonë, duke kritikuar mungesën e golave. Por, ne duam t’u tregojmë se e kanë gabim. Me një stadium të mbushur, eliminuam Gjermaninë dhe jemi në çerekfinale. Është historike. Të gjithë lojtarët pyeteshin për historinë me Gjermaninë, por ne e shkruam atë.

Geri Nevil tha se këto ndeshje vijnë vetëm një herë në jetë dhe ishte një kënaqësi të ishte në fushë. Mirëpo, le të mos tregohemi euforikë. Të shtunën në Romë kemi një ndeshje tjetër të madhe, por ne jemi gati”, tha mesfushori i Uest Hem

Related posts

Barcelona, Valverde “qan” akoma për humbjen në Romë

Sadik.Autor

E KONFIRMON KLUBI TURK/ Sulmuesi shqiptar do të zëvendësoje Muriqin te Fenerbahçe

Delo.autor

Maroku prezantoi kandidaturën për të mikpritur finalet e Botërorit 2026

Q.Autor

Leave a Comment