Futboll

Përjetësohet Astori, Fiorentina i rinovon kontratën pas vdekjes. Paratë i merr…

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka shokuar botën e futbollit ndërsa të gjitha ndeshjet në Serie A u shtynë në respekt të tij.

Në përfundim të mbledhjes së asamblesë së Serie A, Giovanni Malago ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së sotme për sa i përket kontratës së Davide Astorit.

Astori, kapiteni i skuadrës së Fiorentina-s, ishte lojtari i dytë më i paguar i ekipit në fillim të sezonit, me një rrogë 1.3 milionë euro në vit.

Paratë i kalojnë familjes, gruas dhe vajzës.

Fiorentina ka shpallur tashmë që autopsia e Astorit do të zhvillohet ditën e martë më 6 mars.

Kujtojmë që Fiorentina të hënën kishte planifikuar për të rinovuar kontratën me Astorin por ditën e diel zemra e kapiteni pushoi së rrahuri.

 

Related posts

“PISTOLETA” PIATEK/ Vetëm tre lojtarë në Europë kanë bërë më mirë se polaku

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pjesa e parë e Brighton-Manchester United mbyllet me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Jorginho zhbllokon sfidën ndaj Tottenham me një gol nga… pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment