Futboll Sport

PRAPASKENA/ Përqafimi me portierin Simon, skuadra e duartrokiti edhe pas gafës

Fryma e grupit është një nga sekretet e kësaj Spanje. Pavarësisht faktit se portieri Unai Simon bëri një gabim fatal që mund të kushtonte edhe eliminimin, lojtarët e përqafuan dhe e duartrokitën.

Menjëherë sapo u futën në dhomat e zhveshjes ishte Luis Enrike ai që foli për portierin duke thënë se këto gjëra ndodhin në fushën e lojës. Të tjerët duartrokitën dhe u krijua një situatë shumë pozitive. Ra në sy edhe sjellja e De Geas, i cili mund të ishte portieri titullar i Spanjës në këtë Europian.

Gardiani i Mançester Junajtid iu afrua i pari pas përfundimit të pjesës së parë duke e këshilluar që të ishte i qetë dhe të mos shqetësohej shumë për këtë moment, i cili mund t’i ndodhte kujtdo. Kjo gjë i dha besim portierit të Bilbaos, i cili gjatë vazhdimësisë së ndeshjes bëri disa ndërhyrje të rëndësishme.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas 11 minutash lojë, Widmer ndëshkon Italinë me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

Genoa – Inter, formacionet zyrtare

Q.Autor

KRITIKAT/ Mancini shpjegon mosgrumbullimin e Balotellit, ka një mesazh për El Shaarawy

Isa.Autor

Leave a Comment