Futboll Kategoria Superiore Sport

DEBUTOI NË KAMPIONATIN EUROPIAN/ “Dhimbje koke” për trajnerin Daja, dëmtohet sërish lojtari i Partizanit

Ferhan Hasani u bë futbollisti i parë aktiv nga Kategoria Superiore që luajti në një kompeticion të madh ndërkombëtar. Me fanellën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut 31-vjeçri debutoi para disa ditësh në Kampionatin e Europian.

Por, aventura te Partizani nuk po i ecën Hasanit, i cili dje ka marrë goditjen e radhës. Gjatë seancës së djeshme, kur trajneri i vuri lojtarët në kushte loje, Hasani merr një goditje në kavilje nga Herald Marku dhe u detyrua menjëherë që ta ndërpresë para kohe seancën.

Hasani u ul menjëherë në pankinë dhe stafi mjekësor i vendosi akull. Sot pritet të mësohet më konkretisht edhe shkalla e lëndimit të djeshëm për Ferhan Hasanin.

Related posts

“DO T’I JEPJA NJË SHKELM”/ Legjenda e Argjentinës shpërthen ndaj yllit Neymar

Delo.autor

Rusi 2018/ Ngjitur me Botërorin, por nuk e shohin dot

Sadik.Autor

VAR NË CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologjie…

Isa.Autor

Leave a Comment