Futboll Sport

SKANDAL NË KUPËN E BELGJIKËS/ Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të… tifozëve

Siç ndodh në të gjitha kampionatet europiane, edhe në Belgjikë ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura dhe pa tifozë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e Kupës së Belgjikës, mes Anderlehtit dhe St. Giloise, në fushën e këtyre të fundit. Megjithatë, pavarësisht se ndeshja luhej pa tifozë, ishin pikërisht këta të fundit, që u bënë shkak për ndërprerjen e saj për disa minuta.

Tifozët vendas, në minutat e para të ndeshjes, ishin mbledhur jashtë stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre. Nuk mungonin koret dhe flakadanët, për t’i dhënë zemër lojtarëve. Madje shkuan deri aty, sa flakadanët i hodhën nga jashtë stadiumit, brenda në fushë, duke bërë kështu që ndeshja të ndërpritej për pak minuta dhe më pas të fillonte përsëri.

Anderlehti u kualifikua për më tej, duke triumfuar me shifrat e thella 5-0 dhe duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim kualifikimin.

Related posts

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 2-5

Delo.autor

2 SUPER GOLA DHE ASIST/ Mesfushori SHQIPTAR dhuron SPEKTAKËL në kampionatin slloven (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment