Futboll Sport

KRITIKON ASHPËR MESFUSHORIN PERISIC/ Legjenda Blazevic: Duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar…

Në Kroaci ka ende një zhgënjim të fortë për shkak të eliminimit ndaj Spanjës në 1/8 finale të Kampionatit Europian. Ish-trajneri kroat, Miroslav Blažević, është i bindur që me Lovren dhe Perisic në fushë, ekipi i Dalic nuk do të kishte humbur: “Nëse Perisic dhe Lovren do të kishin luajtur, spanjollët nuk do të na kishin mundur kurrë. Asnjëherë, ju siguroj. Ishte një handikap i madh për të luajtur pa Lovren. Nuk do të ishim eliminuar po kishte qenë në lojë Perisic”.

Blažević pastaj kritikon ashpër lojtarin e Interit: “Ai duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar para Europianit. Kur dëgjova se nuk ishte vaksinuar, thashë se dikush duhej të përgjigjej. Nuk mund të besoj se mund të ketë individë kaq primitivë sa të mos vaksinohen. I drejtohem si djalit tim: Duhej të ishe vaksinuar për shëndetin tënd dhe të gjithë kolegëve tuaj. Mbase kombëtarja jonë kishte nevojë për dikë që t’i merrte prej veshi lojtarët dhe t’i çonte te një infermiere për t’i vaksinuar”.

Related posts

LIVE| Partizani-Luftëtari, Zëvendësim i detyruar. Trajneri Gega hedh në fushë Çinarin

Delo.autor

“ISHTE E LEHTË PËR MUA TË ZGJIDHJA MILAN”/ Hernandez: Ishim në Ibiza dhe aty Maldini më tha se…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Bastvënësi fiton shumën marramendëse falë 9 golave të Cityt

Delo.autor

Leave a Comment