Futboll Ligue 1 Sport

YLLI FRANCEZ REFUZOI RINOVIMIN ME KLUBIN/ Meco: Mbappe? PSG duhet të përdorë formulën Rabiot

Kylian Mbappe ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG dhe synon të transferohet te Real Madrid.

Sipas ish-mesfushorit të Francës, Eric di Meco, i cili është bërë opinionist pas karrierës si futbollist, sulmuesit duhet të lihet jashtë skuadrës deri më qershorin e 2022-shit, kur skadon kontrata e tij.

Një përsëritje e asaj që ka ndodhur me mesfushorin Adrien Rabiot, aktualisht tek Juventus, që nuk ka pranuar të rinovojë dhe është lënë jashtë skuadrës.

“Ajo që mund të bëjë PSG është të thotë: ‘Nuk do të rinovosh me ne? Shumë mirë, qëndro në stol gjithë vitin’”, ka thënë Di Meco për RMC Sport.

“Parisi i ka të gjitha mundësitë për ta bërë. Dhe kështu do t’u tregonte të gjithëve se nuk një lojtar nuk mund të komandojë skuadrën”.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ HABIT PEREZ: REALI vendos për Lopeteguin, trajneri do të…

Isa.Autor

Superkupa e Europës në vitin 2020, UEFA nuk pëlqen “Arenën Kombëtare”

Sadik.Autor

MILAN NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Maldini bën gati goditjen për merkaton e janarit, ja objektivi…

Delo.autor

Leave a Comment