Formula 1 Sport

FORMULA 1/ E bujshme, Ferrari nis negociatat me Lewis Hamilton

Në Brazil do të mbahet nesër gara e fundit sezonale e Formulës 1, por një lajm i bujshëm ca tërhequr vëmendjen në sportin e shpejtësisë.

Kështu sipas raportimeve të mediave italiane, skuadra e Ferrarit ka nisur nga puna për të bindur 6 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton, që të transferohet te “kokëkuqja” duke nisur nga sezoni 2021.

Hamilton ka një kontratë të vlefshme deri më 2020-ën me Mercedes dhe deri tani nuk ka rinovuar, ndërsa sipas “Gazetta Dello Sport”, ka takuar edhe presidentin e Ferrarit, John Elkan, për të çuar para negociatat.

Edhe shefi i skuadrës italiane, Mattia Binotto ka pranuar se e bën të lumtur fakti që Hamilton është i disponueshëm nga viti 2021 dhe se mund t’i bashkohet Ferrarit, por pranon se është ende herët për të folur.

Related posts

“SKËNDERBEU I RI, MË SHUMË FRYMË”/ Sulmuesi Mensah: Gati ta nisim me pikë ndaj Teutës

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Probleme për Juventus, gjigantët e Europës vihen në lëvizje për mbrojtësin…

Delo.autor

NUK KA ARRITUR TË GJEJË NJË SKUADËR/ Tekniku Mazzarri: Mund të punoj kudo, por vetëm me një kusht

Delo.autor

Leave a Comment