Futboll Sport

PËRFITIMET NË BELGJIKË-ITALI/ Jo vetëm gjysmëfinalet, në “pjatë” janë edhe 5 milionë euro

Belgjikë-Itali do të jetë një ndeshje pa favoritë, pse jo e barabartë ku diferencën do ta bëjnë detajet e vogla. Gjithsesi, duke qëndruar te baraspesha, të dyja çerekfinalistet e sotme kanë pasur të njëjtin hap jo vetëm në rezultate, duke mbërritur deri në këtë pjesë të turneut me 4 fitore (Italisë i janë dashur 30 minuta më shumë kundër Austrisë), por me të dyja federatat që kanë arkëtuar të njëjtën vlerë milionash që garanton Europian.

Përveç 9.25 milionë eurove që garanton pjesëmarrja, falë 3 fitoreve në grup shifra totale shkon në 13.75 milionë (secila fitore në grupe paguhej 1.5 milionë, 4.5 në total), por duke i shtuar edhe kalimin në 1/8-at (2 milionë euro) dhe kualifikimin edhe për në çerekfinale (3.25 milionë), shifra totale shkon në 19 milionë euro.

Gjithsesi, në gjysmëfinalen e sotme janë në lojë edhe 5 milionë të tjera për kalimin e turit, prandaj stimujt e lojtarëve, duke parë se edhe presio i tyre do të vijë në rritje, nuk do të mungojë absolutisht.

Related posts

BOTËRORI 2022/ I bllokoi yjet, Brazili i shpall luftë Anglisë

Delo.autor

Heynckes kritika Bayern: Skuadër me dy fytyra, loja nuk më bindi

Q.Autor

Përfundon shorti/ Përcaktohet kalendari i plotë i Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment