Futboll Seria A Sport

PAS OPERACIONIT NË ZEMËR/ Mesfushori Eriksen kalon frikën e madhe, ja kur do të rikthehet tek Inter…

Kristian Eriksen e ka kaluar frikën e madhe për sa i përket gjendjes së tij shëndetësore dhe pritet të javën e dytë të korrikut të udhëtojë drejt Milanos.

Ky do të jetë një udhëtim me axhendë specifike pasi pritet të mesfushori danez të kryejë disa ekzaminime shtesë pranë klubit zikaltër. Gjithashtu, Eriksen pritët të takojë dhe trajnerin e ri Simone Inzagi si dhe shokët e skuadrës.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhë me të ardhmen futbollistike të Eriksen, pasi në Itali ligji nuk lejon që një futbollist me defribilator në zemër të zbresë në fushën e lojës. Nga ky udhëtim pritet të merren vesh shumë enigma mbi të ardhmen e danezit, ndërkohë Interit i ka gjetur dhe zëvendësuesin tek rivalët e Milanit, mesfushorin Hakan Çalhanoglu.

Trajneri Simone Inzagi do të mundohet të përshtasë turkun në hapësirat që do të lërë Eriksen, pasi Çalha preferon të qëndrojë pak më afër sulmit se mesfushori danez.

Related posts

U SHORTUAN ME JUVENUTS NË CHAMPIONS/ Lyon përgatit tre goditje për në merkaton e janarit

Delo.autor

NDESHJA ME IZRAELIN/ Panuçi: I shoh të gjithë lojtarët, nuk e kam thirrur Trashin dhe Demirin sepse…

Isa.Autor

Fituesja e Kupës së Botës merr me vete një thes me para

Isa.Autor

Leave a Comment