Bundesliga Futboll Sport

E FUNDIT/ Leverkusen plotëson shkresat, shitet Kai Havertz!

Bayer Leverkusen po plotëson letrat për të zyrtarizuar kalimin e Kai Havertz te Chelsea. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe pritet që talenti gjerman të kalojë shumë shpejt në Angli ku do të bëjë dhe prezantimin zyrtar.

Merkatoja e Chelseas në këtë periudhë ka qenë shumë intensive dhe duket se presidenti Roman Abramovich do t’i japë një ekip kampion Lampardit. Ky i fundit ka për detyrë që të rikthejë titullin e munguar në Londër.

Bayer Leverkusen nga krahu tjetër ka nisur bisedimet me Romën për të blerë Patrit Schick. Ky i fundit ishte i huazuar te Leipzigu që nuk e ka blerë kartonin e tij, ndërsa për të në garë është dhe Fulham.

Related posts

“EURO 2020″/ Realizoi ndaj Maqedonisë së Veriut, lojtari i Austrisë me dedikim të veçantë për Eriksen

Delo.autor

KARTON I VERDHË I KËRKUAR ME DËSHIRË/ Mbrojtësi i Real Madrid rrezikon skualifikim më të gjatë, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Leave a Comment