Futboll Sport

DYSHOHET “TENDINA E AKILIT”/ Ylli i Italisë mbyll Europianin. Ja sa muaj mund të qëndrojë larg fushave

Lotët e Leonardo Spinacolës ishin ato të dikujt që po përjetonte momentin më të mirë të karrierës së tij dhe ka rënë sërish pre e dëmtimeve. I shtohet një tjetër në momentin më të gabuar. Pjesa e dytë e Belgjikë-Itali, çerekfinale e “Euro 2020”-ës që Spinacola po luante në nivele të shkëlqyera.

Më pas një hap fals në krahun e majtë dhe dhimbjet. Që ndjesitë e para nuk linin dyshime dhe lojtari i Romës kërkoi menjëherë zëvendësimin. Mbajti për disa momente, më pas u rrëzua me një qarje të dëshpëruar, i ngushëlluar nga Kristante, shok i skuadrës te verdhekuqtë.

Testet që do të kryhen që në orët e ardhshme do të shuajnë çdo dyshim lidhur me entitetin e dëmtimit. Megjithatë, nga ajo që u kuptua, veçanërisht pas dëmtimeve të shumta, vështirë se mund të gabohet.

Dhe lajmet e para janë të tmerrshme: dëmtim në “tendinën e Akilit”, me fazën e riaftësimit që mund të zgjasë nga 7 në 9 muaj. Spinacola deri tani është përndjekur nga dëmtime, shpesh të ardhura në momente forme pozitive, si ai që ish-lojtari i Juventusit po kalonte në këtë Europian me dy sfida të përfunduara si “Lojtar i ndeshjes”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 2-1

Delo.autor

ASFIKSOI HIGUAININ/ Shezni tregon “golin” e tij: E njoh si godet, Ronaldo më tha tek penalltia që…(VIDEO)

Isa.Autor

VLLAZNIA-KUKËSI/ Shkodranët në këmbë, këmbëngulin për penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment