Futboll Sport

“EURO 2020″/ Anglia mposht me “POKER” Ukrainën në “Olympico” dhe kualifikohet në gjysmëfinale

“Luanët” e uritur! Anglia ka shpartalluar me rezultatin 4-0 Ukrainës e Shevçenkos, në sfidën gjysmëfinale të Euro 2020-ës, duke fluturuar mes rekordeve në gjysmëfinale ku do të përplaset me Danimarkën të mërkurën e 7 korrikut në “Uembli”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 1 goli nga skuadra e Sauthgejt, teksa në fragmentin e dytë të lojës “3 Luanët”, nuk u përmbajtën, duke realizuar 3 herë në harkun kohor të 17 minutave.

Ishte kapiteni Herri Kejn, ai që hapi serinë e golave në minutën e 4-t, teksa me startin e pjesës së dytë, Meguajër dyfishoi shifrat. Në këtë moment anglezët morën superxhiro, teksa Kejn, në minutën e 50-të, shënoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal.

Për t’i vendosur kapak kësaj mbrëmjeje magjike mendoi Henderson që në minutën e 63-të shënoi golin e katërt, i cili rezultoi të ishte i pari me fanellën e kombëtares për mesfushorin 31-vjeçar. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se 3 nga golat e Anglisë u shënuan me kokë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Titullarë me Partizanin sezonin e fundit, dy lojtarët gjithnjë e më larg rinovimit

Delo.autor

Maroku dominon Iranin por nuk tregohet pragmatist në finalizim

Sadik.Autor

FA dënon klubin anglez me akuza anti-doping

Q.Autor

Leave a Comment