Futboll Seria A Sport

GADISHMËRI TOTALE/ Njihuni me masat anti-terrorizëm në Serinë A për debutimin e RONALDOS

Të shtunën do të nisë Seria A dhe të gjithë presin me padurim debutimin e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo, që me Juven do të debutojë ditën e shtunë në stadiumin “Bentegodi” ndaj Chievo Verona. Dhe për të evituar ndonjë incident, masat që do të merren do të jenë të mëdha. “Do të përdorim dhe trupat anti-terrorizëm, pasi bëhet fjalë për një evend të rëndësishëm, që ka marrë karakter ndërkombëtar për shkak të debutimit të CR7 në Serinë A”, ka thënë Prefekti i Veronës.

Pritet që stadiumi i Veronës të jetë i mbushur plot për këtë ndeshje, madje edhe televizionet do të jenë të shumtë, ndaj edhe masat që do të merren janë të mëdha. Në stadiumin “Bentegodi” pritet të jenë rreth 30 mijë shikues, jo vetëm se në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë por edhe se do të luajë për herë të parë në Serinë A sulmuesi Cristiano Ronaldo. “Ne kemi marrë një plan masash, duke rritur sigurinë, pasi e dimë rëndësinë e këtij takimi”, tha Prefekti.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Ky është filmi vizatimor që parashikoi vdekjen e Kobe Bryant (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Dinamo Zagreb-Manchester City. Rezultati 1-4

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ “Fenomeni” pranon gabimin që bëri tek Interi dhe zbulon Ronaldon e vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment