Futboll Sport

“HEJ ROM, KU ISHE?” Belgjika kryqëzon bomberin Lukaku pas ndeshjes me Italinë

Gazeta belge HLN nuk e fal paraqitjen e Romelu Lukakut – sipas saj “fantazmë” – në çerekfinale kundër Italisë.

Po të mos ishte penalltia e shënuar në 45’+ 2, në fakt, belgu nuk do ta kishte gjetur as golin.

Belgjika u përqendrua mbi të gjitha në fuqinë dërrmuese fizike të qendërsulmuesit të saj, i anuluar nga Chiellini gjatë gjithë ndeshjes.

Pritshmëria ishte e madhe por në Belgjikë u zhgënjyen.

Për më tepër, Lukaku nuk la asnjë deklaratë pas ndeshjes mbi elimiminim dhe HLN nënvizoi zhgënjimin e hidhur: “Hej Rom, ku ishe?”

Lukaku nuk ishte vrasësi i pamëshirshëm që Italia i frikësohej aq shumë. Shumë në hije gjatë lojës, plotësisht i padukshëm edhe pas, kur mbase ishte shumë i zhgënjyer, aq sa nuk morën përgjigje pas ndeshjes…

Related posts

SHËNON GOLIN E PARË “KUQEZI”/ Por ja pse Paqueta nuk feston (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA BOTËRORIT PËR KLUBE/ Pas një asist nga Sadio Mane, Firmino zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante, nis pjesa e dytë. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment