Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht me përmbyjse “Topçinjtë” dhe i thellon krizën

Çelsi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Arsenalin në derbin e Londrës, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Sfida nisi menjëherë me Arsenalin më kërkues, të cilët që në fillim kishin disa raste për shënim. Megjithatë edhe goli nuk vonoi, teksa në minutën e 13’, Obamejang shënoi një gol shumë të bukur, pasi një topi të ardhur nga kornia.

Edhe pas golit, përsëri ekipi i Artetës vazhdonte në sulm, duke kërkuar golin, por pa sukses, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazhin e 1 goli.

Pjesa e dytë, nisi menjëherë me Çelsin më kërkues, të cilët dëshironin të gjenin golin e barazimit me çdo kusht. Pikërisht goli erdhi në minutën e 83’, kur Zhorzhinjo pas një krosimi të marrë nga Maunt, dhe një gafe të portierit Leno, nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. ABRAHAM

Ishte Abraham që çoni në peshë ekipin e Lampard, teksa në minutën e 87’, realizoi një gol shumë të bukur pas një kundërsulmi të nisur po nga ai vetë. Me këtë fitore Çelsi qëndron në vendin e 4-t me 35 pikë, ndërsa Arsenali renditet i 12-i me vetëm 24 pikë.

Related posts

Juventusi vë në “shënjestër” talentin e Schalkes

Q.Autor

5 GOLA NË TRE NDESHJE/ “Pistolero” Suarez dhe “viktima” e tij e preferuar… Real Madrid!

Delo.autor

TREMB KAMPIONËT E ANGLISË/ Sulmuesi Salah: E ardhmja? Askush nuk e di…

Delo.autor

Leave a Comment